Vetting-u në Polici, Ardi Veliu del i pastër

248

Në përgjigjen që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i ka kthyer komisionit të Vettingut për Policinë e Shtetit janë përdorur vetëm iniciale në dokumentet që bëhen publik por të paktën një emër është mëse i kuptueshëm.

Numri 1 që është marrë në shqyrtim për ndonjë lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit është oficeri i lartë me inicialet A.V. Këto iniciale përkojnë me ermin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Ardi Veliu, që është numri 1 i uniformave blu. Për të si dhe për 8 oficerë të tjerë në vendimin numër 132, AIDSSH ka kthyer përgjigje se: Nuk figurojnë të ketë materiale në emër të tyre pra ata janë të pastër.