Renato Mekolli kujton momentet nga puna si pjatalarës në Greqi.

383

Sot Renato Mekolli është një nga emrat më të njohur të kulinarisë në Shqipëri dhe Greqi, por rrugëtimi i tij në karrierë nuk ka qenë aspak i lehtë. Më herët Renato ka treguar se punën e tij e ka nisur në Greqi, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë që kanë emigruar në vendin fqinjë për një jetesë më të mirë.

Pavarësisht se sot është një nga shefat më të suksesshëm të kuzhinës, puna e tij e parë ka qenë si pjatalarës dhe Mekolli nuk e ka pasur asnjëherë për turp ta tregojë këtë gjë. Madje duket se ai ndjehet krenarë që ka pasur mundësinë ta nisë çdo gjë nga zeroja për të mbërritur këtu ku është sot.

Së fundmi Renato ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video në të cilën shfaqet duke larë pjatat dhe siç shihet edhe këtë punë vazhdon ta bëjë me të njëjtin pasion si atëherë kur ishte një djalosh. Bashkangjitur videos shefi i njohur i kuzhinës ka shkruar, Lum si ju për shefin që keni. Djalë për shtëpi. Zanati i parë nuk harrohet. Duke larë pjatat fillova, këtë moment më kujtohet çdo gjë. Të fillosh nga zeroja është gjëja më e mirë në jetë.

Tashmë Renato Mekolli ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme në Shqipëri e Greqi dhe është një ndër personazhet më in të momentit. Për pak muaj pritet që ai të nisë sezonin e dytë të Hells Kitchen, spektakli i gatimit që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.