E dini sa orë pune i duhen një shqiptari për të blerë një iPhone X?

360

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do ti duhet që të punojë 445 orë rreth 3 muaj, së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple Iphone xs 256 gb, pagavemesatare në vendet e BE, pagave në vendet e rajonit sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE apo edhe se vetëBallkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.