Banorët protestë për HEC-in

334

Banorët e fshatrave, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit vijojnë rezistencën e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i.

200 banorë të ardhur edhe nga Tirana u mblodhën këtë të Premte në fshatin Lam i Madh pranë kantierit të ndërtimit, duke penguar edhe punën e firmës.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë pezullimin e punimeve pasi sipas tyre futja në tubacione e lumit Flim, do të dëmtonte jo vetëm ekosistemin, por do të detyronte banorët të shpërngulen nga aty.