Vajtim përrobëri të shqiptarëve. Thirrja e dëshpëruar në poezinë e Faik Konica.

1064

Thirrja e dëshpëruar në 1901 e poezisë së Faik Konica 1901 Gazeta Dielli

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë.

Për të qar e për të sharë,
Për të shar e për të vrarë.

Armiqtë mbë dhe ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë.

Sa u lodhn e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë sju lanë,
Ju punoni, ata hanë.

Nuk ju lan as pakë nderë
Qe kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak skini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë tAnadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare.

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Çi shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni. Burimi naishtedikur.info