Tirana si Hollanda! Nisma më e re e Bashkisë për stacionet e autobusëve

309

Kryebashkiaku Veliaj i ka kushtuar vëmendje transportit urban dhe këtëherë vjen me një risi
Për herë të parë në Tiranë, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar


Kjo nismë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës e liston kryeqytetin në mesin e vendeve ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia


Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës


Por, ne nuk jemi si Hollanda është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës- shkruan kryebashkiaku Veliaj në Instagram


Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.