Sëmundja Ethet e minjve vjen në Shqipëri, shënohet viktima e parë.

362

Një sëmundje infektive me pasoja për jetën, e njohur si ethet e minjve, është përhapur në vendin tonë. Deri tani dy raste të pacientëve të prekur me këtë sëmundje janë paraqitur në QSUT, ku edhe u shënua viktima e parë një 32-vjeçar nga Erseka.

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperatura e lartë, ethet dhe dhimbjet e muskujve. Sëmundja e njohur si ethet e minjve shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe transmetohet përmes ushqimeve. Gjithashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj dhe ka vdekshmëri të lartë.

Mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18 deri në 40 vjeç, ndërsa mjekët bëjnë thirrje që sapo të shohin simptomat të drejtohen në spitalin rajonal të zonës. Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës. Nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta , rreziku i vdekjes është mbi 60 përqind.