Apeli i mjekëve, kujdes me ushqimet në plazh dhe ekspozimin në diell

333

Jo çdo pushues e ka mundësinë e konsumimit të drekave apo darkave në restorantet e bregdetit, ndaj jo në pak raste ushqimi merret me vete. Por kjo e ka një rrezik.

Në qoftë se je në temperaturën 40 gradë, ushqimi mund të jetë shumë i kontrolluar por nga qëndrimi në ato temperatura bëhet infektues. Ushqimet që gatuhen duke i mbajtur për ore pa i konsumuar, ose ato që fut në frigorifer dhe i nxjerr prapë, kjo lojë bën të shtohen rreziqet thotë Najada Çomo, shefja e repartit infektiv.

Këto janë ditët kur në repartin e Infektivit ka një fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë. Këshillat për moshat e treta dhe fëmijët, mbeten të njëjta.

Numri shkon rreth 130 raste brenda 24 orëve. Nënat e reja, gjyshet që çojnë fëmijët në parqe gjatë ditës ose moshat e treta të rezervohen kur temperaturat janë të larta, dhe të preferojnë mëngjesin e herët dhe darkën shton Çomo.

Një 35-vjeçar ka humbur jetën para pak ditësh nga ethet hemorragjike, ndërsa personi tjetër i prekur nga tetanosi është në gjendje të mirë shëndetësore.