Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në vend.

361

Një 66 vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës.Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit. I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës. Familja filloi kërkimet pas ai nuk u kthye më në banesë, por më pas është gjetur i pajetë rreth orës 11 e 20 në Bajkaj.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që kanë sjellë komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.