Moti për ditën e mërkurë, 14 gusht 2019

341

Moti ditën e mërkurë, sipas Sherbimit Metrorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C.