Samir Mane: Ëndrra ime të bëhem…

811

Samir Mane në një intervistë me Ori Nebiaj, shprehu në pasditen e sotme në Pushime on Top pak nga historia e tij frymëzuese, por edhe pasionet dhe dëshirat e një mutimilioneri. Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompaitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shumë pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e të cilit janë bizneset internacionale.

Në eksperiencën tuaj, tashmë me bizneset më të fuqishme në Shqipëri, a ka një vendim të cilin po mos ta kishit marrë do ndryshonte rrjedhën e historisë në biznes dhe ju sdo ishit këtu ku jeni sot? Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marrë rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.

Çfarë marrëdhënie keni ju me paranë? Paraja te unë ka ardhur rastësisht ndërkohë që punoja dhe është rritur në mënyrë graduale. Mua më vjen mirë që paratë i kam vënë në funksion të bizneseve që kënaqin njerëzit. Më vjen mirë kur dëgjoj komente pozitive ndërkohë që ata janë tek bizneset e mia. Paraja është e rëndësishme, por kur arrin në një fazë si puna ime, më e rëndësishme është vlera që ti krijon me paranë për njerëzit.

Sa limit kanë fëmijet e tu në shpenzime? Ata patjetër kanë limitet e veta. Unë kam lexuar për këtë punë dhe mendoj që kanë limitet e mjaftueshme për shpenzime.

A shkon Samir Mane në kinema? Rezervon gjithë kinemanë? Shkoj, por nuk rezervoj gjithë kinemanë. Ndryshimi im si njeri i pasur me ty si njeri më pak i pasur është që blejmë të njejtën biletë. Më pëlqejnë filmat aksion, edhe komedi. Por këto serialet e fundit të famshme më mbajnë mbërthyer.

E ke menduar pensionin? Nuk besoj se do dal në pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj gjatë të merrem me këtë punë pasi adrenalina është e madhe.

Ke pasur një ëndërr që të ka shoqëruar gjithmonë? Si është sot kur ti i ke të gjitha? Ka gjithmonë endrra dhe sot është pozicioni im dhe ndikimi im në rajon dhe ndërkombëtarisht. Ky është qëllimi im final për tu plotësuar.

Si e sheh turizmin shqiptar? Turizmi shqiptar është në fillimet e veta. Ka shumë për të bërë dhe përmirësuar. Fokusi i bizneseve dhe institucioneve duhet të jetë turizmi. Nuk kam parë në këtë vend vizion më të mirë se sa zhvillimi i turizmit. Ne madje mund të ofrojmë më mirë dhe më shumë se sa vendet fqinje duke qenë se tek ne akoma nuk ështe ndërtuar shumë për këtë fushë.