Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë vështirësitë e lidhjes së saj.

348

Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe. Dhe është ajo është shqiptare nga Kosova. Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre do u bashkëngjitet edhe një emër i ri.

Iliri është vajza për të cilën e kemi fjalën, të cilën e kanë krahasuar shpesh me këngëtaren me famë botërore Rihanna dhe shqiptaren Dua Lipa. Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë, Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, Iliria  nuk duhet tiu ikë nga radarët.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën nga Sunny Hill Festival menjëherë pas performancës së saj energjike. Meqë ajo është deklaruar se i shkruan vetë këngët e saj, Ilira u pyet nëse kënga Diablo e cila flet për një romancë toksike ku gruaja është viktima e një burri, ka diçka personale apo është thjeshtë një histori iluzioni.

Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua tiu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull, është shprehur Ilira, e cila e ka shkruar vetë edhe këngën Diablo.