Aksident i rëndë, zbardhet identiteti i vik.timës

317

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një automjet tip Benz ka përplasur për vdekje një këmbësore

Mësohet se, viktima e identifikuar si Emanuela Koçiaj 35-vjeç ka qenë duke ecur në rrugë në momentin e ndodhjes së aksidentit, ndërkohë policia ka mundur të shoqëroi drejtuesin e mjetit shtetasin E.A. 46 vjeç, banues në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa polica po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë

Sot rreth orës 17:10 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin E.A 46 vjeç banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E.K. këmbësore

Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E. A. dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.