Le ta dijë gjithë bota mbar, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar!

351

Shqipëria është bërë si ato shtëpitë pa të Zot. Si ato që popullohet nga qentë endacakë që ikin prej njerëzve, si ato zgafellet ku strehohen hajnat dhe dorasët kur i kërkon policia

Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur të Erdoganit është kulmi i turpit.

Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton

Të ishte Fishta gjallë me siguri do ta ndërronte refrenin: le ta dijë gjithë bota mbarë, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar!

Jo. Se shqiptarët që e dinë se ç’janë diktaturat, tiranitë, paliria dhe krimi nuk do të lejonin që të bëhet kamare turpi e politikave të huaja e më hiç të atyre që mbi 6 shekuj i mbytën

Turp e lot.

Nga Arbana Xharra