Bllokohet Gega Oil, shpallet në kërkim administratori

318

Në vijim të operacionit kundër informalitetit e evazionit fiskal, është bllokuar tregtimi i karburantit nga Gega Oil dhe është shpallur në kërkim administratori, i cili është larguar nga Shqipëria

Sipas policisë administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit Gen Klaudis Sha që njihet me emrin tregëtar Gega Oil ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme

Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.