Aksident i 7-fishtë, devijohet trafiku (FOTO)

338

Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën Sulejman Delvina në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjeti i grumbullimit të mbeturinave, i cili ka përplasur makinat e tjera. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i lënduar, drejtuesi i mjetit të grumbullimit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e tjerët të makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.

Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e Vasil Shanto deri tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.