Valdrin Pjetri hedh poshtë akuzat e PD: Jam i hapur për verifikime.

324

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PDsë dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit. Pjeti tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura nga opozita.

Është e vërtetë që gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve. Unë kam thënë se jam i hapur për çdo lloj verifikimi. Ky ngjan më shumë me një gjyq publik se me diçka tjetër. Asgjë nuk më ndal të punoj për bashkinë e Shkodrës, Unë kam qenë disa herë në Itali. Asgjë nuk është e vërtetë. Shkresa tashmë është në prokurori. Nuk kam pasur asnjë gjykim apo arrest, tha Pjetri.