Sa herë të Kesh Nevojë për Ngushëllim, Lexo këtë Histori dhe Gjithçka do të Ndryshojë!

379

Historia që ne ju ofrojmë sot na mëson me idenë se gjithçka është e nevojshme dhe se një jetë vetëm me elementë pozitivë nuk do të kishte kuptim

Lexojeni dhe silleni në mendje sa herë që po kaloni një periudhë të vështirë në jetë…

Një ditë një fermer i vjetër shkoi te Perëndia sepse ishte shumë i zemëruar me të dhe i tha

S’mund të rri pa jua thënë, e keni ekzagjeruar me të vërtetë! Ju nuk e dini ABC-në e bujqësisë fare! Kur shiu nevojitet, një pikë nuk bie; kur nuk është e nevojshme, e lëshoni atë me bollëk.

Çfarë do të thotë kjo? Nëse nuk e kuptoni bujqësinë, kërkoni të paktën këshilla! Unë ia kam kushtuar gjithë jetën time bujqësisë. Më jepni një shans: sezonin e ardhshëm, më lejoni të vendos unë për gjithçka dhe të shohim se çfarë ndodh.

Njëherë e një kohë njerëzit mund të flisnin me Perëndinë dhe besimi i tyre ishte aq intensiv saqë kërkesat e tyre merreshin pothuajse gjithnjë parasysh.

Mirë, në rregull. Tashmë vendos ti i tha Perëndia fermerit

Kështu ndodhi!

Kur njeriu donte diellin, dielli shkëlqente në qiell; kur duhej shi, disa pika të freskëta binin dhe kur duhej të ishte i vrenjtur, qielli mbulohej me re. Fermeri shmangu çdo gjë që mund të dëmtonte plantacionin: pa erëra të forta, pa përmbytje, pa stuhi, asgjë që kërcënonte fushat e mbjella.

Gruri i tij atë sezon kishte arritur lartësinë që nuk ishte parë më parë: dukej kaq i fortë dhe i shëndetshëm dhe ai ishte shumë i kënaqur me këtë rezultat.

Kështu duhet bërë! Tani unë do t’jua tregoj me detaje se si tha njeriu, duke iu drejtuar Perëndisë.

Kur erdhi koha për prerjen e grurit, fermeri u habit: nuk kishte kokrra gruri, vetëm kallinj të gjatë por të zbrazët.

Një e qeshur kumbuese u dëgjua në qiell:

Po tani, çfarë ke për të thënë?

Nuk e kuptoj, i jam shmangur çdo gjëje që të mos e shkatërroj grurin, e kam bërë diellin të ndriçojë për ta bërë atë të rritet dhe nuk ka as një kokërr gruri brenda bërtiti fermeri.

Zëri në qiell u përgjigj E gjithë kjo ndodhi sepse ti i shmange rreziqet. Gruri nuk mund të rritet në këto kushte: ai ka nevojë për sfida për ta bërë këtë!

Sfidat sjellin integritet, përndryshe njerëzit mbeten bosh. Nëse jeta juaj do të ishte vetëm zbritje nga kodra, pa u ngjitur në male, do të mbeteni bosh dhe të parëndësishëm. Perëndia jua jep jetën sëbashku me rreziqet e vështirësitë e saj. – Osho

Shpërndajeni që ta lexojnë të gjithë, për t’u dhënë mundësinë për të gjetur një rreze të pozitivitetit edhe kur duket se nuk ka!