Mëngjesi i shpejtë dhe i shëndetshëm përmban vetëm tre përbërës.

335

E kemi thënë me dhjetra herë që mëngjesi është vakti që nuk duhet të shmamgim kurrë. Nëse akoma nuk jeni të bindur për këtë, të jeni të sigurt që simptomat e dëmtimit të stomakut apo organeve të tjera jetësore do të nisin më vonë. Sepse po, kaq i rëndësishëm është mëngjesi.

Ndoshta jeni të apasionuar pas gjumit dhe çoheni nga shtrati vetëm kur bie alarmi i fundit. Eh, në të tilla raste e dimë fare mirë që justifikimi është nuk kam kohë të ha. Mund të duket e përshtatshme për ju, por një arsye e tillë nuk vlen pothuajse aspak. Pse?

Recetat për vaktet e shpejta janë të pafundme dhe e njejta gjë vlen edhe për mëngjesin. E vërtetë: ju mund të mendoni se po flasim për ushqime jo të shëndetshme, por ja që gaboheni. Me vetëm tre përbërës, ju mund të përgatisni një vakt që do tju kursejë kohë e do të ndihmojë organizmin të jetë plot energji.

Kështu që, merrni një fetë bukë integralja apo e zeza do të ishte ideale dhe lyjeni me gjalp kikiriku. Shtoni feta bananesh, dhe mos harroni të shpërhapni edhe disa fara susami mbi bukë. Bananja do tju japë ndjesinë e ngopjes, edhe pse efekti real vjen nga gjalpi i kikirikut. Për dy minuta përgatitje, ju do ti falni trupit energjinë e nevojshme për pjesën e mbetur të orëve, deri në mesditë. Po, kaq e thjeshtë është.