Gazetari i “Euronews” tregon peripecitë e intervistës me Ramën: Isha në siklet, më mbytën djersët

361

Sot kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e Euronews, Jacke Parrock në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Nëpërmjet disa postimeve në instastory në Instagram, gazetari Parrock ka zbuluar disa prapaskena përgjatë intervistës

Ditën e djeshme gazetari i Euronews tregoi se nuk i kishte pëlqyer fakti se përse Rama e kishte pritur zbathur. Parrock duket se është nga ata gazetarë që e sheh fushën e tij profesionale të shtruar me tapet të kuq, por realiteti nuk është kështu.

Në njërën prej fotove të postuara Parrocke tregon se iphone, me të cilin po bëhej regjistrimi i intervistës ishte nxehur dhe ishte fikur. Ai e përshkruan këtë moment si një makth të vërtetë, ndërsa falenderon fotografen Ivana Dervishi, e cila ishte prezente me ta, që e vuri re që iphoni ishte nxehur dhe që i lajmëroi kur telefoni kishte pushuar së regjistruari

Por nuk mbaron me kaq. Parrock për të treguar se sa stresuese dhe e lodhëshme kishte qenë intervista fton ndjekësit e tij të shohin se sa e djerësitur është këmisha e tij.