Më thuaj në çfarë orë zgjohesh, të të them sa para fiton.

396

Amerisleep intervistoi 510 njerëz të mëngjesit, ata që zgjohen zakonisht mes orës 4 deri në 7 të mëngjesit dhe 506 njerëz që zgjohen vonë të cilët zgjohen mes orës 8 deri në 2 për të kuptuar se si ndikon orari i zgjimit në jetën tonë, nga humori tek paga. Studimi i ndan, ndër të tjera, rezultatet sipas brezave, për të kuptuar se si rutina e mëngjesit ndryshon në bazë të moshës demografike.

Në mesin e atyre që zgjohen herët në mëngjes, ora më e zakontë e zgjimit është në 6:00, me babyboomers, GenXers dhe millennials që zgjedhin të ngrihen në orën 6, në të paktën 40 përqind të rasteve. Vetëm se është ora më e preferuar për tu zgjuar nuk do të thotë se keni produktivitetin më të lartë. Sipas studimit, njerëzit që ngriheshin nga krevati në agim, në orën 4 të mëngjesit, u përgjigjën se ndiheshin shumë produktivë në 71 përqind të rasteve. Krahasuar me njerëzit që flenë deri në 11:00. Ata janë njerëzit që kanë më pak gjasa të jenë produktivë, në vetëm në 36 përqind të kohës.

Mesatarisht, ata që zgjohen në mëngjes herët fitojnë 45.725 dollarë në vit, thuajse 15 mijë dollarë më shumë krahasuar me pagën mesatare prej 30.835 dollarësh të njerëzve që zgjohen më vonë. Njerëzit që zgjohen në intervalet 4, 5 të mëngjesit arrijnë maksimumin. Ata që çohen nga krevati në mesditë fitojnë më pak, mesatarisht 22.689 dollarë.

Njerëzit që zgjohen në mëngjes janë edhe më të lumtur dhe më të kënaqur nga cilësia e tyre e jetës. Ndërkohë që njerëzit që zgjohen herët dhe ata që zgjohen vonë janë njësoj të kënaqur me orët e gjumit që bëjnë, njerëzit që zgjohen në mëngjes thonë se shëndeti i tyre, cilësia e gjumit dhe jeta sociale janë fantastike krahasuar me ata që zgjohen zakonisht vonë.

Por të mos qenët njeri mëngjesi nuk do të thotë se nuk do të keni një jetë të mirë, se jeni gjumash apo se keni dështuar. Nëse ju pëlqen të flini, flini. Nëse keni menduar të stërvisni veten dhe të bëheni një njeri mëngjesi për arsye personale, kjo gjë sigurisht që mund të bëhet. Siç rezulton në studim, në mesin e atyre që zgjohen herët, vetëm gjysma thanë se janë zgjuar përherë shpejt në mëngjes, ndërsa gjysmës tjetër i është dashur të zgjohet herët.

Pjesa më e madhe thanë që puna ka qenë një nxitje drejt këtij ndryshimi. Disa e kanë bërë këtë hap nga dëshira për të bërë më shumë, e të tjerë janë detyruar në momentin kur në jetën e tyre ka ardhur një fëmijë. Një numër i konsiderueshëm personash thanë që nisën ta mësojnë veten të zgjohen në mëngjes.