Makina përplaset me autobusin, plagosen disa persona

313

Aksident automobilistik me disa persona të plagosur ka ndodhur mesditën e të mërkurës në rrugën nacionale Korçë-Bilisht

Aksidenti u shkaktua nga përplasja e një autobuzi dhe një mjeti tip Mitsubish’ në afërsi të fshatit Kuç i Zi në Korçë

Sipas të dhënave të para, mjeti ‘Mitsubish’ duke dalë nga një rrugë dytësore është përplasur me autobusin e linjës Miras-Korçë

Mendohet se ka qënë dalja e gabuar dhe e papritur e mjetit të vogël nga rruga dytësore që shkaktoi aksidentin me autobuzin e udhëtarëve. Burime pranë ngjarjes thanë thanë se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit ‘Mitsubish’ dhe dy persona që udhëtonin në të.

Ende nuk saktëdohet gjendja e tyre shëndetësore. Nuk ka të dhëna për të lënduar nga udhëtarët në autobuzin e linjës Miras-Korçë.

Policia po heton rethanat e aksidentit automobilistik dhe pritet të qartësojë detaje mbi identitetin e të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes të dy mjeteve.