Ndryshimet në ligj për dhënien e shtetësisë shqiptare, kushtet dhe kufizimet.

314

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda paralajmëron ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Ministria e Brendshme Voda tha se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare.

Ajo shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të e lidhja mes personit te lindur dhe personit që kërkon të fitojë shtetësinë. Të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë por arrijnë të provojnë se kanë lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare do mund ta përfitojnë edhe ata. Fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

jepet për shkak të etnisë por nga lidhjet etnike ndërsa u shpreh se shteti shqiptar mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare.

Voda sqaroi pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin.  Ndërsa për shtetësitë shqiptare të dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin Voda tha se ajo mund të hiqet me propozim të ministrit të Brendshëm.

Duke parë të gjitha problematikat ne menduam që të krijonim një ligj të ri, që i përket legjislacionit të brendshëm të vendit. Ka disi risi. kemi futur si një nga mënyrat e përfitimit atë përmes shtetësisë. Me origjinë lidhet edhe këtë e kemi bërë për angazhimin që ka bërë qeveria shqiptare. Ne dimë raste të shumë sakrifice që jetojnë në Greqi dhe fëmijë të hasin pengese për tu regjistruar në gjendjen civile.

Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera. Një e veçantë tjetër në interes të sigurisë kombëtare, kemi futur edhe rastin kur shtetasi heq dorë vullnetarisht por edhe kur i hiqet edhe pa kërkesë. Këto raste janë kur vërtetohet kur personi është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Në këtë rast kjo bëhet me kërkesë të ministrit të brendshëm, tha Rovena Voda