Kryen testin antidoping, basketbollisti del se është… shtatzënë

337

Një basketbollist amerikan është dënuar me dy vite pezullim pasi në kontrollin antidoping doli se ishte shtatzënë.

DJ Cooper ishte në procedurat e fundit për t’u bashkuar me kombëtaren boshnjake të basketbollit, procedura që përfshinin edhe testin rutinë të antidopingut.

Por, kampioni i urinës tregoi se kishte hormone që prodhohen nga placenta gjatë shtatzënisë.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e pezulloi për mashtrim, pasi urina që përdori basketbollisti ishte e një shoqeje të tij.

Në Twitter pati shumë nga ata që e tallën, por kishte dhe përdorues që vunë në dukje se kur një mashkull rezulton shtatzënë në testin e urinës, kjo është një shenjë e keqe: Kur testi nxjerr shtatzënë një mashkull, mund të jetë shenjë e kancerit në testikuj.

burimi: A2CNN