Mediat serbe shkruajnë për Dua Lipën dhe flamurin kombëtar shqiptar.

370

Dua Lipa padyshim është një kthyer në një yll botëror tashmë, e cila tërheq goxha vëmendje botërore.
Portali serb Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit Sunny Hill, duke u fokusuar në flamurin kombëtar të cilin këngëtarja shqiptare e mbante në duar dhe vallëzoi me të së bashku me reperin e njohur Gashi.

Shkrimi nis kështu, Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.
Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar Shqipërinë e Madhe gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.
Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës. Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je, ka shkruar këngëtarja.

Në këtë mënyrë mediat serbe po aludojnë se këngëtarja shqiptare po përdor simboliakt e flamurit shqiptar për të dhënë sinjale se shqiptarët po mendojnë bashkimin e dy vendeve në një të vetëm.