Lulzim Basha: Opozita fituese e zgjedhjeve të lira kurdo që të bëhen

292

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të dielë ka qenë në Fushë-Arrës, ku ka deklaruar se PD dhe aleatët e saj janë partitë e vetme fituese.

Në fjalën e tij lideri i opozitës është shprehur se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit. Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: ‘Rama ik’ dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992. Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim

Gjithashtu kryedemokrati ka kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin e madh.

Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarëve tu ofrohet një rrugëdalje nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind ‘Rama ik’, në shumicën e re qeverisëse që do t’i prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit.