E diela plot harmoni e Monika Kryemadhit me djalin e saj, ka dy fjalë për të thënë.

443

E diela është një ditë karakteristike familjare dhe si e tillë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vendosur ta kalojë me familjen e veçanërishtc me djalin e saj Besarin. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur në Prevallë e përbri saj ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për birin e saj.

Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të shijosh e të jetosh ato ç’ka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i të dielës sot. Momenti që më bën të ndihem nënë, shoqe, bashkëudhëtare në krahë të Besit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve, ka shkruajtur Monika.

Pavarësisht angazhimeve politike, familja Meta Kryemadhi përpiqen gjithmonë të jenë prezent dhe të kalojnë një kohë të mirë me fëmijët e tyre.