Devis Xherahu është martuar në fshehtësi?!

423

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për Devis Xherahun, pasi partnerja e tij, Ertemiona Mejdani feston ditëlindjen. Këngëtari ka vendosur ti bëjë ish missit një dedikim publik, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe ti dërgoj me trëndafila. Ps, A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?, ka shkruar Devisi krahas fotos ku shfaqet duke u puthur me partneren e tij.

Me rastin e kësaj dite, Devisi gjithashtu zbuloi për herë të parë për publikun se në fakt ai dhe Ertemiona janë të martuar. Për këtë lajmërim u bë shkak komenti i një prej ndjekësve të tij, e cila i shkruante, Edhe 100, por përse nuk e propozon ta fejosh ta martosh këtë vajzë, se e more në qaf gjithë këto vite kot.

Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka pse ta kesh, ia ka kthyer Devisi, duke sqaruar njëherë e mirë situatën.