Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë nga mbytja një 13 vjeçare dhe dy gra.

385

Një vajzë e mitur 13 vjeçare dhe dy gra janë shpëtuar nga vrojtuesit bregdetare në plazhin e Spilles. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja njofton se në këtë zonë, falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit Kristofor Hasa, ka mundur të shpëtojë nga mbytja një 13 vjeçare nga Elbasani E.Z.

Po kështu vrojtuesi tjetër i plazhit në Spille Klidjan Lika, ka shpëtuar nga mbytja dy gra, Shpresa Mufali dhe Vjollca Topuzin, të moshës 40-45 vjeç.

Ky nuk është rasti i parë që vrojtuesit e plazhit në Spille shpëtojnë pushues nga mbytja. Në plazhet shqiptare janë shtuar vrojtuesit megjithatë situata mbetet ende problematike në disa zona.