Si të mbani freskët shtëpinë në verë

87

Nëse nuk do të ishte për faturën e dritave në fund të muajit me siguri kondicionerin nuk do fiknit ndonjëherë në verë. Ndonëse than lagështinë e ajrit, kur temperaturat jashtë janë më shumë se 35 gradë, brenda katër mureve ndihet si furrik pule dhe shpëtim gjejmë tek kondicioneri.

Megjithatë duket se ekzistojnë disa truke në mënyrë që shtëpinë ta freskoni, kondicionerin të ndizni dhe në fund mos të keni asnjë surprizë me faturën e energjisë elektrike.

Mbani temperaturën e dhomës konstante
Kur ndizni kondicionerin sigurohuni që dyert e dritaret të jenë të mbyllura për të mos hyrë ajri i nxehtë nga jashtë. Për ajrosje shfrytëzojmë orët e vona të mbrëmjes apo ato herët në mëngjes kur kalimi i ajrit është i pandjeshëm.

Nuk është nevoja ta mbani ndezur natën

Temperaturat natën bien ndjeshëm dhe kjo ndihet. Ju mund të mbani një dritare hapur në mënyrë që ajri i freksët të hyjë në dhomë Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.

Mos jini për temperatura drastike

Për të patur një shtëpi të freskët nuk është e thënë ta vendosni 18 gradë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin duke ju rrezikuar të ftoheni! Ndizeni kondicionerin dhe vendosni opsionin timer në mënyrë që të fiket automatikisht. Kur kemi arritur temperaturën që duam, përdorim funksionin Dry pra komandën e tharëses së lagështirës. Ajo ndihmon në ruajtjen e ajrit të freskët dhe të thatë.

Rreziku i ftohjes artificiale
Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet