Banorët kundër Gjykatës për malin e Tomorrit, Klosi: Nuk do lejojmë shkatërrimin e parkut

339

Banorët e Beratit e kane pritur me protesta vendimin e gjykatës që nuk lejon zgjerimin e zonës së mbrojtur të parkut kombëtar ne malin e Tomorrit. Gjykata administrative rrëzoi vendimin e këshillit të ministrave.

Banorët thonë se ky vendim është skandaloz dhe se nuk do ta pranojnë shkatërrimin e pasurive natyrore.

Si deputet i Beratit, krah banorëve, ishte edhe ministri mjedisit Blendi Klosi që premtoi se lufta për te mbrojtur parkun e Tomorrit nuk do të ndalet këtu.

Blendi Klosi Me procedurë, me disa truke ligjore duan të vazhdojnë të mbrojnë interesat e një komuniteti atje ne Mal të Tomorit që janë një grup biznesmenësh të cilët prej 20 vitesh e shkatërrojnë atë pasuri të përbashkët, prej 20 vitesh kanë menduar vetëm sesi të abuzojnë me një të drejtë që u është dhënë për të bërë biznes duke shkatërruar të gjithë pllajën, duke shkatërruar zonën më të bukur të malit të Tomorit, duke shkatërruar hyrjen e të gjithë parkut natyror, duke shkatërruar atë vend që me qindra mijë, 500 mijë pelegrinë shkojnë në Tomor në ditët e shenjta dhe tmerrohen nga ajo çfarë njeriu, biznesmeni dhe tani një vendim gjykate po i bën Malit të Tomorit. Ne nuk do ta lëmë këtu kërkesën tonë për të rrëzuar këtë vendim të gjykatës administrative të Tiranës.

Në përfundim të protestës banorët, ministri Klosi dhe prefekti i Beratit hodhën edhe firma në një peticion për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Administrative.