Këngëtares shqiptare i ndalojnë hyrjen në Zvicër. Arsyeja: Nuk është artiste e kualifikuar.

401

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur së fundmi në Zvicër ku këngëtarja shqiptare nga Kosova, Xhevahire Bytyqi i është ndaluar hyrja në Zvicër.

Xhevahirja prej gati 15 vitesh udhëtonte drejt Zvicrës për të performuar në lokalet e frtekuentuara nga komuniteti shqiptar por së fundmi është hasur me një rast të tillë: Ndalim të kalimit në Zvicër për arsyen se sipas tyre, ajo nuk është e kualifikuar për të qenë artiste.

Sipas arsyes së Zyrës së Migracionit të Zvicrës, Xhevahire Bytyqi nuk është artiste shumë mirë e kualifikuar. Përveç kësaj, profili i saj i lartë nuk është i dokumentuar siç duhet. Me fjalë të tjera, gruaja nga Prizreni i Kosovës cilësohet si artiste jo e mirë për të performuar në Zvicrës, ka shkruar gazeta zvicerane NZZ teksa më vonë është sqaruar se ata janë bazuar për këtë vendim edhe nga klikimet e këngëtares në youtube.

Mësohet se Xhevahire ka kënduar në Zvicër që në vitin 2004 dhe kjo është hera e parë që e ndalojnë.