Valdrin Pjetri, i dënuar në Itali, pashkollë me 4 diploma, miliarder pa punuar, nga supërdrejtor i PD-së “kapobandë” e hajdut i PS-së!

791

Pa u futur ende në zyrën e Kryetarit të Bashkisë-Shkodër, Dr. Valdrin Pjetrit me 4 diploma, por asnjëra e certifikuar; i ka dalë një “letër e zezë”, nxjerrë nga PD, me denoncimin publik, se kryebashkiaku i ri Shkodrës, është kontigjent kr imi, i prangosur në Itali dhe i përzënë prej andej për vepra penale.

Mirëpo, fshehja dhe falsifikimi i të dhënave personale prej Valdrin Pjetrit, nuk është vetëm fakti, se sipas PD, nuk paska deklaruar në KQZ, që në vitin 2002, ka qenë i prangosur e i dëbuar nga Firencë-Itali, por edhe për një falsifikim tjetër, që e rëndon jo vetëm për heqje të mandatit si kryebashkiak, por edhe për ndjekje penale.

Sipas informacionit të ardhur në “PAMFLETI”, thuhet se Valdrin Pjetri, paçka se në formularin e dekriminalizimit, deklaron se në vitet 2001-2002 (në moshën 19-20-vjeçare), ka qenë 1 vit me studime universitare ne Firence; letrat zyrtare konfirmojnë, se Pjetri i “Rilindjes”, nuk ka qenë asnjë orë mësimi student në Itali, qysh prej muajit shtator 1999 e deri sot më 2 gusht 2019.

Në Firence-Itali, Pjetri ka qenë 17 muaj emigrant, në një fabrikë përpunim bërsie (ushqim) për kafshët dy-thundrake (lopë), por sipas përgjigjeve, që redaksia “PAMFLETI”, ka marrë nga burime zyrtare në Drejtorinë Arsimore Shkodër (DAR) dhe në Ministrinë e Arsimit, konfirmohet se emri “Valdrin Luigj-Drande Pjetri”, nuk figuron në regjistrat e maturantëve të viteve 2000-2018, që kanë shkuar me studime në Itali; por as në regjistrat e personave, që kanë kryer studime atje e kanë kërkuar njehësim diplome nga MAS.

Gjithsesi, burim tjetër i saktë, që mund të konfirmojë, nëse Valdrin Pjetri, ka qenë apo jo me studime në Firence në vitin 2001-2002; është dhe Gentian Gaba, që në ato vite, ka jetuar familjarisht në komunën “Prato” e ka kyer studimet për shkenca politike në Universitetin e Firences; prej 1 viti i angazhuar prej Lulzim Bashës, si analist i PD nëpër media.

Mos u çuditni, por përveç në formularin e kandidimit për Kryetar Bashkie, mos deklarimin e prangosje-dëbimit dhe deklarimin si i diplomuar në Firence-Itali, por pa depozituar kartonë diplome; Valdrin Pjetri e ka përdorur dhe në formularët e dekriminalizmit; kur është emëruar në 5 poste të larta drejtuese (3 vjet drejtor i lartë në pushtetin e PD), konkretisht si më poshtë:

Vitet 2010-2014: Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nga Taskë-Forca Anti Mafia dhe Anti-Terr orizmi, propozuar nga miku i tij Edi Paloka. (Nuk e paskan verifikuar kryeministri Berisha, zv/kryeministri Metaj dhe ministri Bode?!)
Vitet 2014-2015: Drejtor i Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.
Vitet 2014-2017: Kryetar i Komisionit Shtetëror e NATO-s, për Demontimin e Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vitet 2015-2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, në Minitrinë e Mbrojtjes.
Janar 2018-Maj 2018: Drejtor i Hipotekës Tiranë.
Maji 2018-Mars 2019: Drejtor i përgjithsëm i Hipotekave të Shqipërisë.
Mars 2019-Maj 2019: prefekt i Qarkut Shkodër.