Ngjarje e rëndë në familjen Kennedy.

374

Zemrat e familjes Kennedy janë thyer, pas ndarjes nga jeta të Saoirse Kennedy Hill, mbesa e Robert F. Kennedy, e cila, pas një lufte të gjatë me depresionin që nga koha e gjimnazit, i dha fund jetës nga një overdozë. Vetëm 22 vjeç, vdekja e së resë u raportua më 1 gusht nga New York Times. Trupi u gjend në kompleksin bregdetar Kennedy, në Portin Hyannis, Mass, ku banon gjyshja e saj dhe e veja e Robert F. Kennedy, Ethel Kennedy, 91vjeçare.

Saoirse ishte fëmija i vetëm i Courtney Kennedy Hill, 62 vjeç, do të mbaronte studimet në Boston College, për Komunikim, në vitin 2020. Zemrat tona janë të thyera nga humbja e Saoirse sonë të dashur, shkroi familja Kennedy në një prononcim për New York Times. Jeta e saj ishte e mbushur me shpresë, me shumë premtime dhe dhe dashuri.

Pas vdekjes së mbesës, edhe gjyshja e saj, Ethel tha, Bota është më pak e bukur për mua sot. Tre vjet para vdekjes, Saoirse ishte thjesht një studente kur zbuloi se ishte në hapat e parë të një depresioni të përsëritur dhe kjo u zbulua pas një eseje të saj.

Depresioni im u rrënjos në fillimin e viteve të shkollës së mesme dhe do të jetë me mua për gjithë pjesën tjetër të jetës. Megjithëse isha kryesisht një fëmijë i lumtur, pësova periudha trishtimi të thellë që më rëndonin si një gur i rëndë në gjoks. Këto periudha vinin dhe shkonin, por nuk më prekën nga jashtë, derisa u bëra një “anëtare” në Deerfield”,- shkroi Saoirse në shkurt 2016.

Studentja, më pas bëri një rrëfim prekës pasi shtoi se ajo e humbi plotësisht pas dikujt që mendonte se e kishte dashur, por ai kishte thyer kufijtë seriozë seksualë me të. Në vend që raportonte incidentin e supozuar, Saoirse u përpoq të injoronte atë që ndodhi. E gjithë kjo ishte e tepërt, prandaj u përpoqa të marr në dorë jetën time, shkroi me trishtim Kennedy.