Marka e njohur flet tani shqip vetëm falë Dua Lipës dhe e pa e gjithë bota.

261

Në prag të mbërritjes së saj në Kosovë, për festivalin Sunny Hill, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se tashmë është imazhi i Yves Saint Laurent Beauty. Ajo ka treguar parfumin e ri të markës së famshme, që do të quhet LIBRE dhe do të thotë e lirë.

Krenarë që më në fund po zbuloj LIBRE, aromën e re të lirisë nga Yves Saint Laurent Beauty, ka shkruar Dua. Dua shihet duke mbajtur shishen e parfumit në dorë teksa kthehet nga kamera me një vështrim seksi. Këngëtarja duket sikur ka pozuar topless në foto me vetëm një palë vathë gjigandë.

Por surpriza bëhet edhe më e bukur kur pamë se në faqen zyrtare të markës është folur shqip teksa reklamohet parfumi, Unë jam e lirë, shihet në shqip, mes dhjetëra gjuhëve të ndryshme të botës.