Edhe Bebe Rexha i futet biznesit, krijon linjën e parë të një produkti për femra.

378

Kompanitë e njohura zgjedhin shpesh personazhe të famshëm për të bashkëpunuar me ta, si një mënyrë e mirë promovimi për markën e tyre. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është përzgjedhur nga marka SkinfulColors për të hedhur në treg një linjë me ngjyra të reja manikyrësh.

Bebe ka treguar se ndjehet shumë e lumtur për këtë bashkëpunim dhe se ka pasur një arsye përse ka vendosur ti bashkohet familjes së kësaj firme manikyrësh. Thonjtë e mi kanë reflektuar gjithmonë stilin tim. Ata janë një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si unë shpreh veten time qoftë kur performoj në skenë, qoftë kur jam me miqtë e mi, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instastory. Linja e manikyrëve të Bebes quhet Velvet Obsession dhe pjesa më e madhe e ngjyrave janë të përshtatshme për sezonin e vjeshtës.

Fansat e këngëtares janë shprehur të gjithë të entuziasmuar për këtë gjë dhe duket se disa prej tyre kanë nisur nga blerjet e manikyrëve. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistet shqiptare me famë botërore bashkëpunojnë me marka të njohura, sepse më herët Dua Lipa dhe Rita Ora kanë pasur të njëjtin fat si Bebe.