Zhbllokoi ushqimet e skaduara, AKU akuzon gjykatën

438

Agjensia kombëtare e ushqimit, ka rivendosur masen e e bllokimit te aktivitetit te nje biznesi ne Sarande i cili tregtoni mish dhe nen produkte te tij, te sakduar që prej 2015-tes.

Vendimin e AKU, per bllokim dhe asgjesim e 7,636 kg produkteve ushqimore të rrezikshme, gjykata administartive e shkalles së pare gjirkoaster, brenda 24 orëve e shpallii te pavlfshem, duke rikthyer aktivttetin e bznesit ne fjale, dhe rifutjen e produkteve te skaduara ne treg.

Per me teper, Zyra permbairmore sarande, leshoi urdhrin Masën e sigurimit të padise me kerkse te biznesit e cila prishi vulat e sigurise te vendosura nga inspektoret.

Autoriteti kombetar i ushqimit e konsideron vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe per kete arsye urdhëroi ri-inspektimin në kushtet e flagrancës për të ribllokuar produktet e skaduara. Kjo mase u mor per te penguar daljen e tyre në treg me qellim shmangien e cënimit te shëndetit të konsumatorit

AKU konfirmon se do te vazhdoje betejen ligjore kunder gjyqtarit qe dha vendimin per zhbllokimin e produkteve.