Çifti i njohur shqiptar do bëhen prindër për herë të parë.

359

Më pak se një vit pasi bënë publike historinë e tyre të dashurisë, çifti i ekranit, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë në pritje të ëmbël. Burime për Blitz.al konfirmojnë se moderatorja është shtatzënë dhe ndodhet në tre mujorin e parë.

Alfio dhe Fatma u njohën në IN Tv, kur punonin të dy atje. Janë bashkë prej përafërsisht tre vitesh dhe janë takuar me familjet e njëri tjetrit. Për sa i përket dasmës, pak muaj më parë Alfio tha se do të martohen në 2020, por ndoshta gjërat kanë ndryshuar.