Tensione në Kavajë, Sakja: Nuk e liroj zyrën, është ditë normale pune

312

Pas Bashkisë Devoll, tensionet po shoqërojnë sot edhe Bashkinë e Kavajës.

Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, që doli nga votimet e 30 qershorit.

I pranishëm në protestë është edhe kryebashkiaku i PD-së Isa Sakja, i cili ka deklaruar se sot do të jetë në zyrë.

Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune. Në 30 qershor votuan vetëm 5 përqind e qytetarëve,- është shprehur Sakja.