Një tjetër aksident/ Automjeti përplas motoçikletën, dy persona të plagosur

334

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Krujë -Fushë Krujë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30 dhe sipas policisë shtetasi A.Ç duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi SH.P.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasja A.P rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.