Model qytetarie, ish-kryebashkiaku dhe kryetari i ri i bashkisë ndërrohen në paqe.

469

Ndryshe nga Devolli dhe Kavaja, ku zëvendësimi i krerëve të Bashkive u shoqërua me tensione në Rrogozhinë çelësat e bashkisë u dorëzuan me shtrëngim duarsh. Beqir Nuredini nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i zgjedhur katër vite më parë si pjesë e PDIUsë, respektoi vendimin e opozitës për bojkot. Por pavarësisht rezervave për gjithë procesin Nuredin u soll me qytetari.

30 qershori sipas Nuredinit është i pavlefshëm, por e la detyrën për të shmangur përplasjet mes njerëzve.
E konsiderojmë të pavlefshëm të gjithë këtë proces për aq kohë sa edhe dekreti i Presidentit është akoma në fuqi. Unë nuk kam ndërmend të përplas njerëzit me njëri tjetrin përsa kohë jam bashkëqytetar dhe jetoj në të njëjtin qytet me ta, kështu kam vendosur ta liroj paqësisht këtë godinë me këtë arysetim, besoj të logjikshëm, tha Zoti Beqir Nuredini.

Beqir Nuredini priti në zyrë kryebashkiakun e ri, Haxhi Memolla, i cili shoqërohej nga zyrtarët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj. Nga sot Haxhi Molla merr drejtimin e Bashkisë Rrogozhinë.