Me këto mesazhe e merzisni shumë partnerin

353

Askush nuk të thotë se si duhet t’i shkruash mesazhet, sidomos mesazhet që i dërgon partnerit, megjithatë mesazhet kanë disa rregulla të pashkruara, të cilat duhet t’i njohësh.

Mundet që disa gjëra që bën, partnerin e mërzitin shpejt dhe rezultati që secila prej nesh urren, është asnjë përgjigje në kthim (seen, gjithsesi), pritje me orë mbi telefon dhe asgjë.

Ja cilat janë veprimet më të këqija nga të cilat duhet të heqësh dorë tani e tutje.

I dërgon vazhdimisht mesazhe

Ky është një zakon të cilin duhet ta ndërpresësh sa më shpejt. Mos dërgo 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. Ky rregull është mirë të përdoret edhe në Viber apo Whatsapp.

I shkruan fjalët me germa KAPITALE (çfarë po tregon, ku është theksi

Një mesazh miqësor, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse përdor germa kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. Nuk po themi të mos i përdorësh asnjëherë, por jo gjithmonë.

E korrigjon

Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend. Djemtë e kanë bezdi këtë pjesë (ufff, edhe pse, dreqin, nuk shkruajnë kurrë si duhet.)

Emoji emoji emoji

Të gjithë janë të entuziazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja ta mbushësh çdo mesazh me zemra, figura, simbole etj. Meshkujt janë më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësohesh.

I dërgon mesazh, po flet me veten

Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë me njëri-tjetrin. Ti i dërgon një mesazh-monolog, por je e sigurt që ai lexon nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon… e shumë më pak kupton.

Sakrifikon më shumë nga ç’duhet

Nëse jeni ende në fazën e flirtit, nuk është nevoja ta surprizosh me mesazhe që përmbajnë nënkuptime. Lëre atë të bëjë hapin e parë dhe përgjigju siç duhet. Gjithçka do të jetë më e thjeshtë.