Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

368

Dashi Më në fund Venusi do t’i buzëqeshë shenjës suaj. Ata që kanë përjetuar një moment krize me partnerin, tashmë do të gjejnë pak qetësi. Java nuk do të fillojë dhe aq e mbarë, pasi Hëna nuk është në pozicion të favorshëm, por duke filluar që nga dita e enjte, do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt në zgjedhjet që do të bëni.

Demi Këtë javë nuk do ta keni mbështetjen e Venusit dhe mund të lindin tensione dhe debate me partnerin, të cilat mund të jenë edhe më të ndezura gjatë ditës së enjte dhe të premte kur edhe Hëna nuk ju favorizon. Kurse në aspektin profesional mund të merrni lajme të mira. Falë Mërkurit në pozicion të favorshëm do të merrni përshtypje pozitive, sidomos në fillim të javës.

Binjakët Mërkuri vazhdon t’ju krijojë vështirësi, sidomos në aspektin profesional. Duket sikur asnjë prej projekteve tuaja nuk po realizohet, por mos u demoralizoni, në fund do të dilni fitimtarë. Për fat, Venusin do ta keni aleat dhe dashuria do t’ju buzëqeshë. Do të përjetoni momente emocionuese, sidomos të enjten dhe të premten kur edhe Hëna do t’ju favorizojë.

Gaforrja Java do të fillojë e mbarë me Hënën të kthyer në pozicion të favorshëm. E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë ditë me shumë fat në të gjitha aspektet. Mërkuri, që gjithashtu ju favorizon, do të ndikojë që të lini takime interesante. Ju presin surpriza të bukura, sidomos në fillim të javës dhe në fundjavë, e cila do të jetë romantike.

Luani Venusi është kthyer nga shenja juaj dhe premton që jo vetëm java të jetë e mbarë në aspektin sentimental, por i gjithë muaji. Planeti i dashurisë do t’ju dhurojë shumë emocione dhe beqarët do ta kenë shumë të lehtë t’i bëjnë për vete të tjerët. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me shumë fat, falë Hënës në shenjën tuaj.

Virgjëresha Me Mërkurin që ju favorizon, duket se gjithçka po ecën me ritme të shpejta. Nuk do të bëjë përjashtim as kjo javë. Surprizat do të vijnë njëra pas tjetrës. Ditët më me fat do të jenë e shtuna dhe e diela. Atëherë edhe Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj dhe gjithçka mund të ndodhë. Ndoshta edhe mund të gjeni dashurinë.

Peshorja Venusi i kthyer më në fund në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do të kthejë paqen mes jush dhe partnerit. Gjatë këtyre javëve të fundit nuk ka qenë aspak e lehtë të shmangnit bisedat e ndezura. Tani më në fund do ta gjeni gjuhën e duhur mes jush dhe do të përjetoni momente romantike, sidomos gjatë ditës së enjte dhe të premte, kur edhe Hënën do ta keni në shenjë.

Akrepi Do të jeni dyshues në marrëdhënien me partnerin dhe faj për këtë ka Venusi. Përpiquni të sqaroheni drejtpërsëdrejti me të për të gjitha dyshimet që keni. Periudha më e përshtatshme për këtë është fundjava, kur edhe Hëna do t’ju mbështesë. Shmangini debatet ditën e enjte dhe të premte, pasi mund të thoni gjëra për të cilat më vonë mund të pendoheni.

Shigjetari Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të ndiheni më të qetë. Për sa i përket aspektit profesional do të hasni pengesa. Shtyjini çështjet e rëndësishme për ditën e enjte dhe të premte, kur edhe Hëna do t’ju dhurojë fat. Në fundjavë do të ndiheni paksa nervozë, por bëni kujdes të mos ia transmetoni nervozizmin tuaj partnerit.

Bricjapi Më në fund Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Keni kaluar vështirësi në aspektin sentimental, por tani mund ta merrni veten pak nga pak. Java nuk do të fillojë e mbarë, pasi Hënën nuk do ta keni aleate. Kjo do t’ju shkaktojë nervozizëm dhe humor të keq. Situata do të përmirësohet ditën e enjte kur mund të merrni një lajm të mirë.

Ujori Venusi ka kaluar në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të vështirë në aspektin sentimental. Marsi, që gjithashtu nuk ju ndihmon, mund të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe në humor të keq. Bëni durim dhe konsiderojini javët në vazhdim si një provë për të kuptuar nëse keni në krah personin e duhur për ju.

Peshqit Pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit ju krijon pengesa në aspektin profesional. Nëse do të keni mundësi, merrni disa ditë pushim. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të nisur projekte të reja apo për të ndërruar vendin e punës. Prisni më mirë që të keni mbështetjen e planetëve për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura.