Gati njësia superspeciale për “të fortët”, jo policë mbi 55 vjeç

320

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hartohet një reformë në polici në lidhje me daljen në pension dhe nuk do të ketë më policë mbi 55-vjeç.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka theksuar se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të ‘fortët’ e rrugëve dhe lagjeve.

Sipas Ramës të gjithë të fortët që kanë vendosur të jetojnë në shqipëri duhet që të gjejnë një vrimë të mirë për tu fshehur nga ligji.

Shifrat e kriminalitetit, nuk jemi afektuar çka ishte shumë e mundshme nga 6 muajt e revolucionit imagjinar antishtet dhe vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar nga gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga forca e ligjit, 10 operacione më shumë, 20 operacione gjithsej, 12 grupe kriminale të goditura dhe sekuestruar pasuri 45 mln euro më shumë se në të njëjtën periudhë.

Vettingu në policinë e shtetit ka nisur, por ne tani do të avancojmë në aktin normativ me të gjithë pagesat jashtë orarit për policisnë e shtetit do të bëjmë një reformë të domosdoshme për uljen e moshës mesatare të daljes në pension nga 65 ne 55 vjeç nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55 vjeç. Do të bëhet gati një njësi supër speciale e cila do të hyjë në aktivitet që do të përzgjidhet dhe do të marrë pjesë në të gjithë operacionet. Që do të jetë pjese e tensionit intensiv në policinë e shtetit, ndaj këtyre tipave që nëse duan të qëndrojnë në Shqipëri duhet të gjejnë një vrimë shumë të fshehtë për tu fshehur.