Era Istrefi dhe i dashuri i saj i shumëpërfolur shfaqen bashkë në ishullin luksoz.

414

Era Istrefi ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të jetës së saj personale. Fillimisht thuhej se këngëtarja shqiptare ishte në një lidhje me Dj e njohur, Diplo, por mesa dukej midis tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri, pasi Era në fakt është në lidhje me muzikantin britanik Julian Perretta.

Dyshja është parë bashkë në shumë evente të ndryshme dhe komentet romantike në postimet e njëri-tjetrit i kanë shtuar akoma më shumë dyshimet. Tani, duket se Julian dhe Era kanë nisur së bashku pushimet në ishullin luksoz të Mykonos, së bashku me shoqërinë e tyre të ngushtë, mes tyre dhe Diplo.

Era ka publikuar disa video dhe foto nga pushimet e saj dhe duket se po i shijon ato në maksimum. Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare publikoi këngën Sayonara, e cila u prit shumë mirë nga publiku.