Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka disa ditë që është arratisur për pushime drejt Monte Carlos. Me shumë gjasa, me partnerin e saj Krenar Çoçaj.
Ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në Instagram fotografi ku shihet duke u relaksuar në hotelin Paris Monte Carlo.
Nën gjurmë të tyre, InTv ka zbuluar shumën marramendëse që Luana ka paguar për të qendruar për një natë dhe bëhet fjalë për plot 710 dollarë.
Hoteli në fjalë ka në të vërtetë një pamje përrallore nga të gjitha anët dhe pa frikë mund të konsiderohet si ndër më luksozët në Monte Carlo.