NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM

326

Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur i motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.

Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme. Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det!

Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.