Mot i keq, humbin jetën dy persona

170

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë. Vik timat e stuhive të fuishme që kanë përfshirë vendin fqinj pas një jave me temperature të larta janë një atlete norvegjeze, e cila u godit nga një vetëtimë ndërsa zhvillonte një garë malore në qytetin kufitar të Bolcanos, afër Austrisë.

Një tjetër viktimë u regjistrua në komunën e Fiumicinos, ku një 27-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinën e saj.

Ndërkohë erërat e furishme pak përpara orës 3 të mëngjesit në zonën e Fiumiçinos bënë që automjeti i saj i vogël “Smart” të shtyhet me forcë rreth 10 metra tutje, duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një kanal drenazhimi.

Stuhia dëmtoi lehtë edhe disa shtëpi, një pikë karburanti dhe dhjetëra makina të parkuara në rrugën ku ndodhi tragjedia.

Trafiku ajror në aeroportin e Fiumiçinos u rikthye në orët e para të së dielës pasi u ndërpre përkohësisht për shkak të motit, ndërsa arterja kryesore rrugore e komunës është mbyllur.