Kush e kishte menduar që një fizik si ai i Dafina Zeqirit, që ushtrohet orë e pa orë, në palestër apo aktivitete të tjera sportive, të kishte celulit? Asnjëherë ndoshta nuk e kemi menduar sa herë shohim trupin e saj të tonifikuar.
Ose ndoshta ngaqë presim, siç thotë edhe vetë Dafina, që personazhet e njohur të jenë perfektë dhe të na fusin ankthin ne të tjerëve për t’u dobësuar, për të ngrënë më pak, për të mbajtur trupin në formë, për të zhdukur strijat, variçet e gjithçka tjetër që e quajmë të shëmtuar në trupin tonë.
Dafina Zeqiri, në fakt, ka një komunikim të hapur me fansat e saj dhe pothuaj gjithmonë e ka një përgjigje për të gjithë.
Motivuese, e dashuruar me atë që bën, me muzikën e saj, por edhe me stilin e jetës, këngëtarja e njohur nuk bën pjesë në grupin e personazheve që e fusin një foto në dhjetëra filtra për të nxjerrë trupin prej rëre e çdo lloj përmase trupore, sipas kodeve universale të perfeksionit.
Në një bisedë të fundit, nisur edhe nga ngacmimet e fansave, Dafina ka postuar një foto duke fokusuar fundshpinën dhe celulitin, variçet e çdo gjë tjetër joperfekte që përmban trupi i saj.
Unë kam celulit, variçe, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar ti dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që disa njerëz presin që VIP- të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke.
Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua. Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?
Ji vetja jote. Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde, shkruan ndër të tjera Dafina në fotot që ka postuar në Instagramin e saj dhe ku enkas nxjerr në pah defektet e vetes.