Urimi emocionues i Julit për të atin: Je mjeshtër në skenë dhe njëqind herë më mjeshtër në jetë.

384

Sot është një ditë e shënuar në familjen e artit shkodran, Deda. Artisti i Merituar Zef Deda, feston ditëlindjen dhe me siguri urimi më i bukur që ka është marrë deri tani, është ai që djali i tij Juli i ka bërë në Instagram. Vetëm nëse i ka bërë ndonjë më të bukur live.

Në këtë foto ku kanë dal krah njëri tjetrit e duken shumë të lumtur, Juli ka bashkangjitur këto fjalë për babain e tij, Njerëzit e mirë mund ti dallosh nga veprimet e tyre, nga fjalët që thonë, nga thjeshtësia me të cilën komunikojnë, nga energjia pozitive që transmetojnë dhe nga shumë detaje të tjera, por mbi të gjitha mund ti dallosh nga buzëqeshja dhe sidomos nga sytë. Kështu je ti, Babush. Rrezaton mirësi dhe dëshirë për të jetuar pa hile. Je mjeshtër në skenë dhe njëqind herë më mjeshtër në jetë. U bëfsh 100 vjeç artisti jonë. Të dua shumë.